Britania e Madhe është shteti i radhës që ka vendosur t’i bashkohet rrjetit botëror të monedhave digjitale.
“Ne po krijojmë një taskforcë midis Bankës Qendrore dhe dhomës së Thesarit për të studiuar potencialisht krijimin e një monedha digjitale për vendin”,- u shpreh ministri britanik i Financave, Rishi Sunak.
Më vonë, në një njoftim nga Banka Qendrore e Britanisë, u bë me dije se krijimi i një monedhe digjitale do të jetë në përdorim nga familjarët dhe bizneset, pëkrahë me paratë e thata dhe depozitat, pa i zëvëndësuar ato.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar akoma nuk ka vendosur nëse kriptomonedha do të jetë një format i digjitalizuar i paundit britanik. Po rishikohen synimet, tregu i zhvillimit, të mirat dhe rreziqet. Banka po punon për krijimin e një njësie që do të merret vetëm me kriptomonedhën.
Rritja e Bitcoin dhe mënjanimi i përdorimit të parasë së thatë po orienton shumë vende drejt një kriptomonedhe.
Kina është vendi i parë që po përparon në kthimin e monedhës fizike vendase në digjitale dhe ka bërë testime të ndryshme në tregun e tyre. Qeveria kineze po synon që të përdorë Juanin digjital gjatë lojrave Olimpike në dimrin e 2022-shit me vizitorët, bizneset dhe vendasit.
Burimi: CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




