Cigaret elektronike me shije si ëmbëlsirat dhe frutat mund të ndalohen sipas planeve për të goditur epideminë e përdorimit të cigareve elektronike nga fëmijët në Britani.
Neil O'Brien, ministri i shëndetit publik do të fillojë të kërkojë prova për të justifikuar ndalimin e tyre në ditët e ardhshme.
Megjithatë, mjekët janë ende pro përdorimit të tyre nga njerëzit që duan të lënë duhanin por shqetësimet më të mëdha vijnë pasi kanë filluar t’i përdorin edhe fëmijët.
“The Sun” shkruan se duke filluar që javën e ardhshme, cigaret elektronike me shije mund të hiqen nga çdo supermarket dhe kushdo që i tregton ato.
Gjithashtu qeveria do të rishikojë edhe se si produktet reklamohen në mediat sociale, mes shqetësimeve se synimi janë të rinjtë.
Në një fjalim në fillim të muajit të ardhshëm, O'Brien do të flasë për shqetësimet e qeverisë në lidhje me cigaret elektronike dhe do të nisë një konsultim për të pyetur ekspertët se si të mbrohen më së miri fëmijët nga varësia ndaj tyre.
Statistikat e qeverisë tregojnë se 8.6 për qind e 11 deri në 18-vjeçarëve në Angli pinë rregullisht ose herë pas here, nga 4 për qind në 2021 dhe 4.8 për qind në 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.