Shendet

Britani, identifikohet rasti i parë i gripit të shpendëve në dele

Britania bëhet vendi i parë që konfirmon gripin e shpendëve tek delet, në një fermë.

Vendndodhja e saktë e fermës nuk është zbuluar, por një zëdhënës i qeverisë tha se rasti u identifikua në një vend në Yorkshire, ku gripi i shpendëve ishte konfirmuar te zogjtë.

Zëdhënësi tha se delja e infektuar ishte e vetmja e identifikuar se dhe nuk u gjet asnjë rast tjetër në mesin e tufës pas testimit.

“Nuk ka asnjë provë që sugjeron një rrezik në rritje për popullsinë e bagëtive të vendit,” shtuan ata.

Christine Middlemiss, shefi veterinar i Britanisë, tha se ishin vendosur masa “të rrepta” për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

“Ndërsa rreziku për bagëtinë mbetet i ulët, unë u bëj thirrje të gjithë pronarëve të kafshëve që të sigurojnë pastërtinë dhe të raportojnë menjëherë çdo shenjë infeksioni në Agjencinë e Shëndetit të Kafshëve”.

Gripi i shpendëve ose H5N1, është një sëmundje e shkaktuar nga një virus që infekton zogjtë por edhe kafshët e tjera.

Meera Chand, drejtuese e infeksioneve në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Britani, tha se provat aktuale “sugjerojnë se viruset e gripit të shpendëve që po shohim të qarkullojnë nëpër botë nuk përhapen lehtësisht te njerëzit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë