Flavio Briatore tregon pak për kushtet në të cilat ndodhet Michael Schumacher, 12 vite pas incidentit në pistën e skive që i ndryshoi jetën ikonës së Formula 1 për shkak të dëmtimit në tru. Italiani është pranë familjes së Schumacher, që nuk është parë në publik prej vitit 2013, për jetën e të cilit kujdeset një staf mjekësor dhe bashkëshortja Corinna në shtëpinë e tyre në Liqenin e Gjenevës. Familja është shumë protektive dhe pak dihet për atë çka ndodh, por Briatore duket se konfirmon qëndrimin e përhershëm të 54 vjeçarit në krevat. “Nëse mbyll sytë, e shoh të buzëqeshur pas një fitoreje. Preferoj ta kujtoj më mirë ashtu se sa duke vuajtur në krevat” – u shpreh drejtuesi aktual i Alpine për shtypin italian.

Deklarata e Briatore-s erdhi pas zbulimit të mëparshëm nga ish bashkëshortja e tij, Elisabetta Gregoraci: “Michael nuk flet, ai komunikon vetëm nëpërmjet syve. Vetëm 3 njerëz mund ta takojnë dhe unë e di se kush janë”. Hipotezat se Schumacher nuk është në gjëndje të flasë u pranuan deri diku nga i biri, Mick, gjatë një dokumentari të prodhur nga Netflix në vitin 2021 për jetën e Michael. Piloti 26 vjeçar do të deklaronte: “Mendoj se babai dhe unë e kuptojmë njëri-tjetrin në një mënytë tjetër”. Flavio Briatore dhe Michael Schumacher fituan sëbashku 2 trofe në bordin e Benetton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.