Gjenerata Z, 20 e ca vjeç, janë betuar “për të jetuar jetën” ndërkohë që janë të rinj dhe të mos shqetësohen për paratë.
Një trend i përhapur tani në TikTok, e shpjegon këtë. Njerëz që ndajnë video ose foto nga pushimet dhe shkruajnë “Unë do t’i bëj përsëri paratë, por nuk do të jem më 20 vjeç dhe të notoj në një gji në Shqipëri”.
Fjali që në fakt, frikëson çdo gjeneratë. (Në 2015-n ishte një trend tjetër ku thuhej se nëse ke kursime në të 20-at, po bën gabim.) Problemi është se kjo është kequdhëzuese.
Është mit fakti se në të 20-at ke vetëm dy zgjedhje mbi paranë; ose je plotësisht i fokusuar në punë dhe kursimet për të ardhmen, ose je duke jetuar me moton “një jetë kemi” e duke shpenzuar për qejf (mundësisht me borxhe) dhe duke menduar më vonë për pavarësi financiare.
Në realitet, mund të kursesh për të ardhmen dhe të jesh duke notuar në plazhe të mrekullueshme apo duke ngrënë një tortë në një tren për në Alpet Zvicerane. Ose varet nga modeli që zgjedh për “një jetë kemi”, sepse ajo mund të jetë edhe me kosto më të vogël. Duhet thjesht të mendosh me strategji për paratë dhe ambiciet, p.sh, vendos një buxhet për harbim dhe përmbahu atij buxheti.
Të mbajturit në mbikëqyrje parave dhe planeve të shpenzimit, të ndihmon të shmangësh luhatjet financiare midis të tejshpenzuarit dhe tejkursyerit. Në vend të kësaj, jeto me stabilitet dhe zgjedhje.
Një e vërtetë e rëndësishme nga trendi i TikTok është ai i “do t’i bëj përsëri paratë”. Është e vërtetë që shumë njerëz do të përballen me rritje page. Por duhet rikujtuar se jeta vazhdon të bëhet më e kushtueshme duke u rritur. Do të blesh një shtëpi, do të shpëtosh disa qen, do të bësh një dasmë, udhëtime, rroba, e ndoshta dhe fëmijë ose dhe pushim nga puna. Ka gjasa që të të duhen edhe për kriza shëndetësore dhe të ndihmosh një familjar me para.
Mbishpenzimet, herët në jetë, vendosin një standard që nuk ke pse ta ndjekësh.
Një shembull; të pasurit fëmijë. Një thënie e preferuar e kolegut të bashkëshortit tim që është i martuar dhe pa fëmijë, në moshën 50 vjeç thotë “kur nuk ke fëmijë dhe je 30, në fakt je 20, por ke para”. Zgjerimi i familjes është kosto e madhe.
Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shijosh të 20-at. Mund të shkosh në aventura dhe të jetosh i plotësuar, ndërkohë që punon për të siguruar të ardhmen. Kjo thjesht të bën të zgjedhësh midis produkteve jo shumë të shtrenjta, ndërkohë që kursen për ëndrrën tënde, ose të blesh diçka luksi. Çelësi është të jesh i qëllimshëm. Nëse doni lirinë për të marrë një pushim dy-javor në destinacionin nr. 1 në listën tuaj, lini mënjanë para për të. Kjo duhet të jetë pjesë e planit tuaj të shpenzimeve (aka buxheti). Nëse jeni në gjendje, vendosni anash para çdo muaj për një udhëtim, si dhe për të shlyer ndonjë borxh, për të ndërtuar një fond kursimi emergjent dhe për të investuar në një plan pensioni.
Ja se si funksionon kjo në praktikë: Filloni me një listë të kostove tuaja të nevojshme mujore (qiraja, shërbimet komunale, transporti, sendet ushqimore, ushqimi i qenve, pagesat e kredisë studentore, etj.). Shkruani të ardhurat tuaja mujore neto dhe zbritni kostot tuaja mujore. Në një situatë ideale, të ardhurat tuaja janë më shumë se shpenzimet tuaja të nevojshme.
Duke shpresuar për një tepricë, çoji ku të duash ato para pasi ke mbyllur nevojat që duhen paguar. A do të bësh çdo gjë që do dhe të blesh çdo gjë që do në çdo kohë? Jo. Por mbikëqyrja do të ndihmojë të shmangësh sakrificat e dhimbshme më vonë.
Një planifikim i tillë më lejoi të udhëtoja ndërkombëtarisht në të 20-at e mia, duke kursyer dhe investuar dhe duke ndihmuar burrin tim të paguante kreditë studentore.
Është e lehtë të fiksohesh në binarin e kursimit kundrejt të jetuarit të tij. Por është shumë më shpërblyese të dallosh se çfarë të duket e rëndësishme. Ne jemi të bombarduar vazhdimisht me mesazhe për atë që duhet të vlerësojmë dhe të përpiqemi, por pjesa më e madhe është marketing dhe presion social. (A ju duket tërheqës noti në një plazh të izoluar në Shqipëri? Ndoshta udhëtimi nuk është gjëja juaj dhe preferoni të vendosni më shumë para për një hobi.) Përqendrimi në vlerat tuaja do të ndriçojë se si duhet të shpenzoni, kurseni dhe investoni paratë tuaja. Thuaj jo asaj që nuk dëshiron dhe buxheto atë që është e rëndësishme.
E ardhmja nuk është e premtuar, kështu që po, ju lutemi krijoni disa kujtime dhe jetoni jetën ndërsa shkoni. Por mbroni financiarisht planet tuaja./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.