Gazeta Si – Një biznes privat që punonte në fushën e mobilerisë në Nikël të Krujës është qëlluar me armë zjarri mesnatën e të premtes nga persona ende të paidentifikuar.
Biznesi, i cili i përket biznesmenit M.K., është qëlluar me breshëri automatiku dhe për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Kur punonjësit kanë shkuar në fabrikë, kanë parë shenjat e plumbave dhe xhamat e tyre.
Menjëherë është njoftuar policia, e cilat ka mbërritur në vendngjarje bashkë me ekspertët dhe ka nisur hetimet.
Nga dëshmitë e para rezulton që pronari i objektit të ketë deklaruar se nuk ka konflikte me askënd.
Paraprakisht dyshohet për një paralajmërim për shkak të konkurrencës në sektorin e mobilerisë, ose për gjobëvënie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




