Jennifer Lopez nuk është rishtare e pasurive të patundshme luksoze – ajo zotëron një apartament disa miliarda dollarësh në Manhatan dhe një rezidencë në Hills Hidden, ndërsa blerja e saj e fundit ka qenë një rezidencë në Bel Air rreth dy vite më parë.
Shtëpia e Jennifer Lopez është projektuar për një jetë të qetë dhe shumë të rehatshme. Këngëtarja ka blerë rezidencën e saj në gusht të vitit 2016 në Bel Air me një vlerë mbi 30 milionë dollarë, sipas Trulia.
Shtëpia, e cila dikur ishte në pronësi të aktores Sela Ward, është e kompletuar me shtatë dhoma gjumi, një kinema me 30 vende, një bar, 17 vende parkimi dhe një amfiteatër 100 vendesh. Rezidenca e frymëzuar nga stili francez përfshin detaje simpatike, të tilla si një mur prej guri në kuzhinë dhe arredim klasik. Në shtëpinë e yllit të skenave botërore ndodhet edhe një bibliotekë e përbërë e gjitha prej druri, dhe madje edhe një dhomë masazhi kur Jennifer ka nevojë për disa orë relaksi.
Në oborrin e kësaj rezidence ka një pishinë mjaft luksoze dhe një kopsht plot me lule që rrethon gjiithë hapësirën rreth e përqark shtëpisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.