Shpeshherë kemi dëgjuar të na thonë se kemi një binjak, një të huaj që kalon rrugës, i cili ka një ngjashmëri të çuditshme me ne. Por imagjinoni nëse mund të krijoni binjakun tuaj, një kopje të saktë të vetes tuaj, por që jeton një jetë thjesht digjhitale?
Ne po jetojmë në një epokë ku gjithçka që ekziston në botën reale po riprodhohet në mënyrë dixhitale, qytetet tona, makinat tona, shtëpitë tona, madje edhe ne vetë.
Dhe njësoj si metaverse e shumëpërfolur, planet për një botë virtuale, dixhitale, ku një avatar i juaji do të jetonte në atë botë, binjakët dixhitalë janë bërë një trend i ri teknologjik për të cilin po flitet.
Një binjak dixhital është një kopje e diçkaje në botën fizike, por me një mision unik, të ndihmojë në përmirësimin, ose në ndonjë mënyrë tjetër të japë reagime për versionin e jetës reale.
Fillimisht, binjakë të tillë ishin thjesht modele të sofistikuara kompjuteri 3D, por inteligjenca artificiale (AI) e kombinuar me internetin, i cili përdor sensorë për të lidhur gjërat fizike me rrjetin ka nënkuptuar që tani mund të ndërtoni diçka në mënyrë dixhitale që vazhdimisht po mëson dhe ndihmon në përmirësimin e homologut real.
Analisti i teknologjisë Rob Enderle beson se ne do të kemi versionet e para të binjakëve dixhitalë “para fundit të dekadës”.
“Një kopje e të menduarit tonë mund të jetë tepër e dobishme për punëdhënësit”, thotë ai.
“Çfarë ndodh nëse kompania juaj krijon një binjak dixhital prej jush dhe thotë ‘Ju e keni këtë binjak dixhital të cilit ne nuk i paguajmë rrogë, kështu që pse po ju mbajmë akoma në punë?
Enderle mendon se binjakët e tillë dixhitalë do të bëhen një nga çështjet përcaktuese të epokës së afërt metaverse.
Ne kemi filluar tashmë udhëtimin drejt binjakëzimit njerëzor, në formën e avatarëve por këto janë aktualisht mjaft të ngathët dhe primitive.
Në platformën e realitetit virtual të Metës (ish Facebook), Horizon Worlds, për shembull, mund të jeni në gjendje t’i jepni avatarit tuaj një fytyrë të ngjashme me tuajën, por nuk mund t’i jepni as këmbët, sepse teknologjia është në faza të hershme.
Sandra Wachter, studiuese e AI në Universitetin e Oksfordit thotë se kjo risi të kujton romanet emocionuese fantastiko-shkencore, dhe për momentin kjo është në këtë fazë.
Në garat e Formula 1, ekipet e McLaren dhe Red Bull përdorin binjakët dixhitalë të makinave të tyre të garave.
Ndërkohë, gjiganti i dërgesave, DHL, po krijon një hartë dixhitale të depove dhe zinxhirëve të furnizimit për ta lejuar atë të jetë më efikas.
Dhe gjithnjë e më shumë qytetet tona po riprodhohen në botën dixhitale; Shangai dhe Singapori kanë të dy binjakë dixhitalë, të krijuar për të ndihmuar në përmirësimin e projektimit dhe funksionimit të ndërtesave, sistemeve të transportit dhe rrugëve.
Në Singapor, një nga detyrat e binjakëve të saj dixhitalë është të ndihmojë në gjetjen e mënyrave të reja për njerëzit për të lëvizur, duke shmangur zonat e ndotjes. Vende të tjera përdorin teknologjinë për të sugjeruar se ku të ndërtohet një infrastrukturë e re, si për shembull linjat nëntokësore. Dhe qytete të reja në Lindjen e Mesme po ndërtohen njëkohësisht në botën reale dhe dixhitale.
Kompania franceze e softuerit, Dassault Systemes, thotë se tani po sheh interes nga mijëra firma për teknologjinë e binjakëve dixhitalë.
Deri më tani puna e saj ka përfshirë përdorimin e binjakëve dixhitalë për të ndihmuar një firmë për kujdesin e flokëve të projektojë në mënyrë dixhitale shishe shamposh më të qëndrueshme, në vend të prototipave të pafundme në jetën reale. Kjo redukton ndotjen.
Por vlera e vërtetë që shihet tek binjakët dixhitalë është në kujdesin shëndetësor.
Projekti Living Heart i Dassault Systemes ka krijuar një model të saktë virtual të zemrës së njeriut që mund të testohet dhe analizohet, duke i lejuar kirurgët të kenë një seri skenarësh “po sikur” për organin, duke përdorur procedura të ndryshme dhe pajisje mjekësore.
Projekti u themelua nga Dr Steve Levin, i cili kishte arsye personale për të krijuar një binjak dixhital. Vajza e tij lindi me sëmundje kongjenitale të zemrës dhe disa vite më parë, kur ajo ishte në fund të të 20-ave dhe në rrezik të lartë, ai vendosi të rikrijonte zemrën e saj në realitetin virtual.
Spitali i Fëmijëve në Boston tani po përdor këtë teknologji për të përcaktuar gjendjen reale të zemrës së pacientit,
“Në një moment ne të gjithë do të kemi një binjak dixhital, në mënyrë që të mund të shkoni te mjeku”, thotë Levin.
Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



