Shendet

Brenda mushkërisë me 2019-nCoV

Skaneri i një 33-vjeçareje tregon efektin që ka krijuar koronavirusi i ri 2019-nCoV në mushkëritë e saj. Gruaja e cila kishte udhëtuar për në Lanzhou të Kinës mbërriti në spital me temperaturë të lartë, frymëmarrje të rënduar, pasi kishte pesë ditë me kollë të thatë. Mjekët e diagnostikuan atë me llojin e ri të koronavirusit pasi ajo kishte një numër të ulët të qelizave të gjakut, që përcaktonin infeksionin.

Skaneri tregon copëza të bardha në pjesën e poshtme të mushkërive, gjë që tregon atë që radiologët e quajnë mbushja e hapësirave të ajrit në mushkëri.

Pikat e bardha shfaqen më të theksuara në skanerin e dytë i cila është kryer tre ditë pasi u bë skaneri i parë dhe më pas trajtimi.

Imazhet u prezantuan nga një grup studiuesish në revistën Radialogy.

Radiologu Paras Lakhani nga Universiteti Thomas Jefferson, në Filadelfia i cili nuk ishte i përfshirë në studim, por ekzaminoi imazhet, tha: “Nëse  do të zmadhojmë imazhin, pikat e bardha do të na duken si një xham i ngjitur në mushkëri, ndërsa në të ka diçka të lëngshme që mbush hapësirat e mushkërive”

Tashmë e dimë që koronaviruset janë një familje e madhe e patogjenëve, shumica e të cilave shkaktojnë infeksione të buta të mushkërive siç është ftohja e zakonshme, por ka dhe nga ato koronaviruse që  mund të jenë vdekjeprurëse. Për shembull SARS-i u shkaktua nga një koronavirus dhe vrau qindra njerëz në Kinë, në fillim të viteve 2000.

Disa njerëz që vuajnë nga koronavirusi në Wuhan mund të mos kenë fare simptoma, ose të kenë simptoma të lehta, ndërsa të tjerët që janë shtruar urgjentisht në spital, kanë ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen. Kështu një pjesë e të prekurve vazhdojnë të kenë infeksionin e rëndë që mund të dëmtojë mushkëritë ose të shkaktojë pneumoni, një gjendje kërcënuese për jetën.

Gruaja u trajtua duke përdorur një proteinë për të trajtuar infeksione virale të quajtur interferon. Sidoqoftë ajo vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Lakhari tha se pneumonia zakonisht mjekohet me antibiotikë dhe zakonisht gjendja e pacientit nuk përparon me shpejtësi. Pikat e bardha u identifikuan të ngjashme me SARS dhe MERS, të cilët janë gjithashtu koronaviruse.

Radiologu tha se skanimi i atyre viruseve ka karakteristika të ngjashme me atë të 33 vjeçarit në Wuhan. Sidoqoftë, mënyra më e mirë për të identifikuar koronavirusin është testimi i pështymës së pacienteve, edhe pse prova më efektive është kur pacienti tregon simptoma./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë