Futboll

Brazili shpall listën e Botërorit, Dani Alvesh surpriza e madhe e Tites

Gazeta Si – Trajneri i Brazilit, Tite, ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Katarit, që nis pas disa ditësh. Ka surpriza në këtë listë, siç është grumbullimi në moshën 39-vjeçare i Dani Alveshit, i cili luan me Pumas.

Mungojnë dy emra të njohur në sulmin e Seleçaos. Filipe Koutinjo, aktualisht tek Aston Vila, është i dëmtuar, por edhe më parë prania e tij nuk ishte e garantuar. Mungon gjithashtu edhe lojtari i Liverpulit, Roberto Firmino.

Lista zyrtare e Brazilit per Boterorin e Katarit. Gazeta Si, 7 nentor 2022

Brazili do ta luajë ndeshjen e parë të Botërorit më 24 nëntor ndaj Serbisë, më 28 do ndeshet me Zvicrën dhe pastaj do të mbyllë grupin me sfidën me Kamerunin, më 2 dhjetor.

Dani Alvesh, 39 vjeç, do të bëhet braziliani më i madh në moshë që luan në një Kupë Bote, nëse Tite vendos ta hedhë në fushë. Ai do të jetë rezerva e Danilos. Brazili do të bëjë një fazë përgatitore të shkurtër në Itali, në qendrën sportive të Juventusit, në datat 14-19 nëntor. Më pas do të niset për në Katar.

Për herë të parë skuadrat kombëtare mund të regjistrojnë 26 lojtarë në Botëror. Për Nejmarin, 30 vjeç, do të jetë Botërori i fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë