Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit në krye të “Seleçao-s” dhe pak orë pas lamtumirës në “Bernabeu” ndaj Real Madrid, Carlo Ancelotti mbërriti në Brazil ku do të vazhdojë karrierën në krye të 5 herë kampionëve të Botës. Ai u prit nga Presidenti i ri i Federatës Braziliane, Samir Xaud dhe prezantimi zyrtar është çështje orësh. Carlo Ancelotti është i pari trainer i huaj që do të punojë me kohë të plotë në drejtim të Kombëtares braziliane. Objektivi i italianit është të fitojë Kupën e Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA-Kanada-Meksikë. Brazili nuk fiton një titull botëror prej vitit 2002 në Kore e Jugut-Japoni, kur në Finale mundi Gjermaninë.
Titujt e Ancelotti-t si trainer:
Juventus
UEFA Intertoto Cup: 1999
AC Milan
Serie A: 2003–04
Coppa Italia: 2002–03
Supercoppa Italiana: 2004
UEFA Champions League: 2002–03, 2006–07
UEFA Super Cup: 2003, 2007
FIFA Club World Cup: 2007

Chelsea
Premier League: 2009–10
FA Cup: 2009–10
FA Community Shield: 2009
Paris Saint-Germain
Ligue 1: 2012–13
Real Madrid
La Liga: 2021–22, 2023–24
Copa del Rey: 2013–14, 2022–23
Supercopa de España: 2021–22, 2023–24
UEFA Champions League: 2013–14, 2021–22, 2023–24
UEFA Super Cup: 2014, 2022, 2024
FIFA Club World Cup: 2014, 2022
FIFA Intercontinental Cup: 2024
Bayern Munich
Bundesliga: 2016–17
DFL-Supercup: 2016, 2017

Libri i Artë i Seleçao-s:
FIFA World Cup
5-1958, 1962, 1970, 1994, 2002
FIFA Confederations Cup
4-1997, 2005, 2009, 2013
Olympic Games
1- 2016
CONMEBOL Copa América
9-1919, 1922, 1949, 1989, 1997, 1999, 2004, 2007, 2019
Panamerican Championship
2-1952, 1956
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.