Gazeta Si – Brazili shkëputet nga grupi i ndjekësve dhe konsolidon gjithmonë e më shumë pozitat në krye të klasifikimit të FIFA-s. Italia ka kaluar Spanjën dhe është ngjitur në vend të 6-të, edhe pse kampionët e Europës nuk marrin pjesë në Botëror. Kuqezinjtë mbeten në vend të 66-të.

FIFA bën me dije se në shtator janë zhvilluar rreth 172 ndeshje ndërkombëtare dhe Brazili e ka thellsuar avantazhin në atë që ishte ndërprerja e fundit ndërkombëtare para Botërorit të Katarit. Eventi i rëndësishëm fillon më 20 nëntor.
🆕 FIFA/Coca-Cola Men’s World Ranking is out!
— FIFA.com (@FIFAcom) October 6, 2022
🇧🇷 Brazil increase their lead at the top 💪
📈 Big gains for Scotland, Azerbaijan, Algeria, Georgia, Mauritania and Suriname 🧗
🇮🇹 Only change in top 🔟is Italy leapfrogging Spain 🇪🇸
👉 https://t.co/l8xCZVumLX pic.twitter.com/yZpd94P41R
Janë luajtur në total 53 ndeshje të Ligës së Kombeve dhe 119 miqësore. Përveçse janë bërë testet e fundit nga 32 skuadrat e kualifikuara për në Botëror, ndeshjet kanë pasur një impakt edhe në klasifikimin e fundit botëror të FIFA/Cola-Cola.
Brazili do të tentojë titullin e 6-të botëror si lider i klasifikimit. Pasi mundi Ganën dhe Tunizinë në miqësore javën e kaluar, Seleçao rriti diferencën me Belgjikën e vendit të dytë, që humbi ndaj Holandës së vendit të 8-të. Argjentina kompleton podin me vendin e 3-të. Pastaj vijnë Franca kampione bote dhe Anglia.

Kombëtarja shqiptare, pas humbjes në Izrael dhe barazimit me Islandën në Tiranë, ruan të njëjtat pozita me një muaj më parë. Kuqezinjtë qëndrojnë në vend të 66-të, kurse Kosova ka humbur një pozicion në krahasim me një muaj më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




