Gazeta Si – Brazili rikthehet të fitojë me kombëtaret e moshave. ‘Baby’ Seleçao ka mundur 2-0 në finale Uruguajin në kampionatin e Amerikës së Jugut deri në 20 vjeç. Një triumf që vjen pas 12 vitesh ‘agjërim’, pas zhgënjimeve që pasuan fitoren e 2011-ës me protagonistë Nejmar dhe Kasemiro.
Për rikthimin e Brazilit të talenteve te suksesi ka menduar skuadra e udhëhequr nga Ramon Menezes, duke mposhtur Uruguajin në finalen e turneut të zhvilluar në Kolumbi.

Në 96 minuta betejë kundër ‘Celeste’, së cilës i mjaftonte barazimi për të çuar në shtëpi titullin, shkëlqyen bomberi Vitor Roke dhe mesfushori i Çelsit, Andrei Santos, të dy shënuesit më të mirë të turneut me nga 6 gola.
Uruguaji ngushëllohet me kualifikimin e tetë radhazi në Botërorin e kësaj kategorie, që do të zhvillohet në muajin maj në Indonezi. Në Botëror shkojnë edhe Kolumbia dhe Ekuadori, vendi i tretë dhe i katërt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




