Futboll

Brazili insiston për Karlo Ançelotin: Do t’i kërkojmë Perezit ta lirojë

Gazeta Si – Një stol prestigjioz si ai i Brazilit vazhdon ende të kërkojë një trajner kalibri. Seleçao do të jetë në Spanjë, ku do të luajë një miqësore ndaj Guinesë më 17 qershor, por në fakt qëllimi kryesor është që të bindë Karlo Ançelotin të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje.

Trajneri i Real Madridit mbetet objektivi numër 1 për të pasuar Titen dhe Ednaldo Rodrigues, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, nuk e fsheh këtë fakt. Ai insiston për trajnerin italian, edhe pse ky i fundit ka bërë me dije se do të vazhdojë me ‘galaktikët’.

Ednaldo Rodrigues, president i Federates braziliane. Gazeta Si, 14 qershor 2023

“Do jemi në Spanjë deri më 18 qershor, të shohim nëse do të organizojmë një takim, me Ançelotin apo dikë afër tij. Duam të kthehemi në Brazil me ide më të qarta në lidhje me situatën e trajnerit. Ançeloti është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe do të ishte bukur të drejtonte një nga kombbëtaret më të mira në botë.

Nuk dua të mohoj vlerat e asnjë prej trajnerëve të tjerë dhe kombëtareve të tjera. Lojtarët që kanë qenë në skuadrat e tij thonë se Ançeloti është më i miri që kanë pasur ndonjëherë, që i ka rritur shumë. Jam me Rubiales (president i Federatës spanjolle) që është shumë mik me Florentino Perezin, do t’i kërkojmë të na lirojë Ançelotin.

Është shumë e rëndësishme për Brazilin të nisë një rrugëtim të ri me trajnerin e ri, me një person që u pëlqen lojtarëve dhe të gjithë tifozëve brazilianë, me gjithë respektin e madh që kam për gjithë trajnerët brazilianë. Objektivi ynë është shumë i qartë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, – tha Rodrigues.

Brazili mund të presë edhe 2024-ën, kur kontrata e trajnerit me Realin të ketë përfunduar, por objektivi kryesor është që Ançeloti të bëhet menjëherë trajner i Seleçaos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë