Gazeta Si – Një velierë pa ekuipazh në bord është konstatuar katër ditë më parë nga një anije peshkimi rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali.
Policia shqiptare ka bërë me dije se gjatë kontrollit të kryer, nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme. Aktualisht mjeti lundrues tip velierë është sekuestruar dhe qëndron i bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë.
“Mjeti lundrues tip veliere, me mbishkrimim “Bavaria 50”, është gjetur më datë 10.06.2023, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali, nga anija e peshkimit Rozafa, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare”, – njofton policia.
Veliera e quajtur “Bavaria 50” është ankoruar në Portin e Peshkimit të Sarandës, ndërkohë që vijojnë hetimet për arsyet se pse është braktisur veliera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



