Kombetarja

Brajan Gruda intrigon Silvinjon, trajneri kuqezi kërkon t’ia marrë Gjermanisë

Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj që mund të përfaqësojnë Shqipërinë. Shpesh ai ndjek nga afër ndeshje të ndryshme në Europë, siç po bën aktualisht në Gjermani dhe në Itali.

Në vëmendje të trajnerit brazilian të Kombëtares është Brajan Gruda, lojtari me origjinë shqiptare që luan për Maincin në Bundesligë. Është një lojtar i talentuar, që aktivizohet si sulmues i djathtë, apo edhe në mesfushë. Karakteristika që duket se i pëlqejnë Silvinjos, ndaj dhe po përpiqet që ta bindë të vijë te Shqipëria.

Gruda, ashtu si dhe portieri Ramaj që luan për Ajaksin, ndoshta pret që të ftohet nga skuadra e parë e Gjermanisë. Në një situatë të tillë, është e vështirë ta bindësh që ai te vishet kuqezi. Megjithatë, Silvinjo, stafi i tij dhe zyrtarët e FSHF-së po përpiqen të shtojnë një element të rëndësishëm në Kombëtare.

Kuptohet, vendimi i takon vetë lojtarit 19-vjeçar. Kualifikimi i Shqipërisë për në Europianin e Gjermanisë mund ta joshë atë dhe ndonjë lojtar tjetër që të veshin fanellën kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë