Politike

Braçe shkresë KQZ-së, kërkon rezultatet e marra prej tij si deputet që nga viti 1996

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar nga KQZ rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996.

Ndërkaq dje, Braçe ka qenë i pranishëm edhe në takimin në njësinë 11, me drejtuesit politik dhe socialistët e zonës.

Kjo lëvizje vjen pasi Erion Braçe u vetëofrua si kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk e përjashtoi edhe mundësinë për të dalë si kandidat i pavarur.

Deklaratat janë bërë në takimin e Asamblesë së PS-së në njësinë 5 që u zhvillua dje pas mbledhjes grupit. Po ashtu Braçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e hapjes në parti.

Sipas tij forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë