Deputeti i PS-së, Erion Braçe preku gjatë fjalës së tij edhe replikat mes deputetëve të PD-së dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.
“Kam një lutje, do të ishte mirë që t’i linim fermerët atje ku janë. Ne këtu kemi kondicioner ata janë në fusha.
Unë dhe ministrja e Bujqësisë nuk biem dakord për shumë gjëra mbase edhe për gjithçka por, ministrja e Bujqësisë s’ka dhënë asnjë metër katror me qira dhe ky është fakt. Sot kemi përpara për kontrollin e lartë të shtetit.
Nuk jemi thirrur këtu për të folur për korrupsionin e vitit që shkoi. Unë mendoj se puna e kontrollit të lartë të shtetit ka qenë serioze. E thënë këtë, meriton vlerësimin e Kuvendit. Por, as i shmangem, as i iki as relativizoj të folurën për korrupsionin edhe pse është moment i vështirë, e në fakt kështu duhet të jetë.
Po ka korrupsion në këtë vend, është i përhapur. Ka në sektor publik e privat, e se është kështu ka një përdorim politik që ka gjithnjë e më shumë e më i madh. A është korrupsioni sot më i madh se 10 vjet më i madh? Këtu ndahemi”, tha Brace.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.