Para

Braçe në Kuvend: Paratë e pista pastrohen me kriptomonedha. Sistemi ‘bonus malus’ nuk funksionon ende

Nga Gazeta "SI"- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend, u fokusua përsëri tek ekonomia e zezë dhe shkeljet e vetë kompanive në vend.

Lidhur dhe me raportin e AMF-së në Kuvend, Braçe tha se ndonëse ku autoritet thekson të monitorojë atë çfarë është e ligjshme, nuk mund të lejohen aktivitetet që grumbullojnë para e kërcënojnë stabilitetin financiar.

Deputeti përmendi kriptomonedhat si një mënyrë ku pastrohen paratë e krimit në Shqipëri, por nuk ka asnjë licencë për sipërmarrjet dhe monedhat, ndonëse është miratuar një ligj për to.  Ai tha edhe se ndërhyrjet për ndalimin e mashtrimit nëpërmjet Forex, ngeli në letra midis institucioneve. “Na erdhi njoftimi nga Gjermania”, -tha Braçe.

“U vërtetua me zë dhe figurë që veprimtaria vepronte  në mes të Tiranës. E verifikuar dhe çështja e pastrimit të parave përmes kriptomonedhave nga Londra në Tiranë. Kur kërcënohet stabiliteti financiar, institucionet duhet të bëhen një dhe të godasin veprimtarinë kriminale. Paratë e krimi të organizuar po pastrohen përmes kriptomonedhat. Ne duhet të përballemi jo duke rregulluar rregulloren, por përmes ligjeve. Aktiviteti i kriptomonedhave kryhet në call center-a në mes të Tiranës, dhe ky është krim”.

Braçe përmendi edhe problemin e konkurrencës në tregun e investimeve, ku krijohet nga vetë kompanitë dhe jo sipas ndarjes që përcakton ligji, me përqindje. Lidhur me këtë ai tha se nuk po funksionon sistemi “bonus malus” në sigurime, sepse këto kompani kanë frikë se prishen përqindjet që kanë ndarë vetë dhe kanë frikë “se përfitojnë qytetarët”.

“Detyrimet e mbetura pezull, ku për to shkëlqen byroja e sigurimeve. Këto detyrime mbeten në një nivel edhe pse paguhen, mbeten 1 mld. Do doja t’ju kujtoja se këto detyrime lidhen me njerëz që kanë pësuar dëmtime në aksidente, të gjymtuar për jetë. Sistemi bonus malus e kemi bërë njërën në komisione, që të bëjë efektiv, dhe pas miratimit të ligjit nuk është venë në induksioni. E di cila është arsyeja, kompanitë. Nuk duan që ky sistem të funksionojë se prishet tregu dhe prishen % mbi të cilat është ndarë tregu e natyrisht përfitojnë  qytetarët. Po u vu në zbatim prishen përqindjet dhe përfitojnë qytetarët në fund fare”.

Deputeti socialist shtoi se informaliteti në Shqipëri është një problem që nuk zbehet, por forcohet. Institucionet që nuk luftojnë në parandalimin e tij, po bëjnë faj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë