Treg

BQE mund të nisë përdorimin e monedhës digjitale brenda 4 vjetësh

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, tha se institucioni i saj mund të nisë përdorimin e një një monedhe digjitale rreth mesit të kësaj dekade ,nëse kolegët e saj politikë i japin dritën jeshile projektit këtë verë.

“Ne duhet të sigurohemi se do ta bëjmë siç duhet , ua kemi borxh europianëve. Për të realizuar të gjithë procesin do të na duhen rreth 4 vite. -tha Lagarde në një intervistë tek ‘Bloomberg TV.’

BQE është gati të publikoje një analizë me 8,000 përgjigje që ka marrë si pjesë e procesit të konsultimit publik për fillimin e mundshëm të përdorimit të monedhës digjitale.

 Kjo do t’i dërgohet Parlamentit Europian dhe më pas Këshilli Drejtues Vendimmarrës i bankës do të vendosë në verë të këtij viti, nëse do të nisë përdorimi i kësaj monedhe

“Kjo është një përpjekje teknike, si dhe një ndryshim thelbësor. Ne duhet të sigurohemi që nuk do të prishim asnjë sistem, por përkundrazi , do ta përmirësojmë atë. – ka cituar Lagarde .

Ajo shtoi që kartmonedhat do të vijojnë të jenë në përdorim dhe theksoi se këto ditë do të jetë duke ndjekur nga afër daljen e fundit të një monedhe digjitale nga Bahamas, e quajtur “Dollari Rërë.” ( The Sand Dollar)

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë