Mjedis

Botës i duhet një plan për të ruajtur diversitetin e gjallesave

Biologët janë të shqetësuar sepse nuk kemi një plan global për të ndaluar humbjen e gjallesave. Sipas tyre duhet një strategji për të paktën 10 vjet që të ndalojë zhdukjen e gjallesave, duke mbrojtur fillimisht gjenet e tyre.
Ata shpjegojnë se agjenda e veprimit duhet të referohet në mënyrë të qartë diversitetit gjenetik të të gjitha specieve, sepse ato duhet të konsiderohen si vlerë për njerëzit.
Synimet e reja do të diskutohen në Konventën e Tetorit për Larminë Biologjike. Drafti i parë i planit të biodiversitetit, i botuar në janar nga konventa, nuk shkon aq larg sa të mbrojë gjenetikën e kafshëve të egra dhe bimëve.

Lajmi u bë i ditur nga një letër që iu dërgua nga 20 biologë revistës “Science”. Ekspertët deklaruar se qëllimi i sugjeruar për diversitetin gjenetik është i dobët dhe nuk shprehet në mënyrë të qartë që minimizimi i gjeneve është thelbësor për të gjitha gjallesat.
Michael Bruford nga universiteti Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar, tha se objektivi i përcaktuar më parë përfshinte ruajtjen e gjeneve për kafshët dhe bimët që mund t’i mbajmë në shtëpi, ndërkohë që speciet e egra nuk konsideroheshin me rëndësi kulturore dhe ekonomike.
"Kjo siç mund ta mendoni është shumë një pamje e diskriminuar e biodiversitetit. Përfshirja e objektivit gjenetik duhet të marrë parasysh të gjithë gjenetikën e jetës në tokë, e gjithë jeta ka ADN ose ARN dhe kështu, përse duhet ë merren në konsideratë vetëm speciet që kanë vlerë për njeriun,” tha ai.
Ndër të tjera eksperti shtoi se nëse nuk kemi qëllime të qarta askush nuk do të punojë për të ruajtur diversitetin. Sipas tij çdo gjallesë i duhet tokës, pasi nuk janë krijuar kot. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë