Motosport

Botërori pa Maks Vershtapen, ja kush do të fitonte më shumë pa kampionin në fuqi!

Gazeta Si – Titulli i 3-të radhazi kampion bote është një formalitet për Maks Vershtapen. Po si do të ishte ky Botëror 2023, nëse në të nuk do të merrte pjesë holandezi?

Botërori 2023 ishte një hegjemoni totale e Red Bull-it dhe Vershtapenit, që ka triumfuar në 13 nga 16 garat e zhvilluara deri tani. Me 177 pikë avantazh dhe 6 gara nga fundi, titulli është në ‘kasafortë’. Po pas holandezit, kush vjen? Kush do të fitonte më shumë, nëse ai nuk do të garonte?

Nga nje gare e Formula 1. Gazeta Si, 29 shtator 2023

I dyti në klasifikimin aktual, Serxhio Perez, që ka grumbulluar 223 pikë dhe që do të ishin 275 pa Vershtapen. Perez do të kishte 37 pikë avantazh ndaj Ljuis Hemilton dhe 48 ndaj Fernando Alonsos. Në vend të 4-t dhe të 5-të dy pilotët e Ferrarit, Karlos Sainz me 180 pikë dhe Sharl Leklerk me 169. Botërori do të ishte shumë më i hapur, me mundësinë për të shkuar kështu të paktën deri në garën e parafundit.

Duke parë fitoret, do të ishte gjithmonë Perez në komandë, me 6 suksese në garat tradicionale. Pastaj vijnë Fernando Alonso dhe Lando Norris, me nga 3 suksese secili.

Renditja pa Vershtapen do të ishte kjo:
Serxhio Perez (Red Bull) 275 pikë
Ljuis Hemilton (Mercedes) 238
Fernando Alonso (Aston Martin) 227
Karlos Sainz (Ferrari) 180
Sharl Leklerk (Ferrari) 169
Lando Norris (MekLaren) 155
Xhorxh Rusëll (Mercedes) 145
Oskar Piastri (MekLaren) 75
Lens Stroll (Aston Martin) 66
Pierr Gasli (Alpine) 64
Esteban Okon (Alpine) 56
Aleksander Albon (Uilliams) 34
Niko Hulkenberg (Has) 12
Valteri Botas (Alfa Romeo) 12
Juki Tsunoda (AlphaTauri) 9
Guanyu Zhou (Alfa Romeo) 8
Liam Lauson (AlphaTauri) 6
Kevin Magnusen (Has) 6
Logan Sargeant (Uilliams) 1
Nik de Vries (AlphaTauri) 0
Daniel Riçardo (AlphaTauri) 0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë