Futboll

Botërori ndryshoi gjithçka, ja si e shohin të ardhmen e Mesit bastvënësit!

Gazeta Si – Në intervistën e parë si kampion bote, Leo u shpreh: “Nga ajo ditë ka ndryshuar gjithçka”. Edhe e ardhmja e tij, sepse kuaotat duket se kanë ndryshuar.

Dita që përmend Mesi është ajo kur ai ngriti lart kupën e botës si kapiten i Argjentinës. “Ajo që e dëshiroja aq shumë erdhi, thuajse në fund”, – tha Mesi për mikrofonët e Andy Kusnetzoff të Urbana Play. Po tani, mund të ndryshojë edhe fundi i karrierës?

Lionel Mesi putth Kupen e Botes. Gazeta Si, 2 shkurt 2023

Disa bastvënës kanë publikuar kuotat për skuadrën e ardhshme të argjentinasit. Për ta zgjidhja më reale është, për momentin, qëndrimi te PSG, që kuotohet me koeficientin 1.45. Por nuk mungojnë pistat e tjera: nga një zbarkim në Arabinë Saudite për ‘vallëzimin e fundit’ kundër Kristiano Ronaldos, deri te rikthimi në Argjentinë apo te Barcelona.

Pastaj vjen pista amerikane. Dhe është pikërisht vendimi i Kristiano Ronaldos që në një farë mënyre ka hapur rrugën për çdo mundësi, edhe ato më pak të kuotuarat. Pas fitimit të Botërorit, pjesa e dytë e sezonit mund të jetë vendimtare për Mesin.

PSG ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve dhe finalja ndaj Francës mund të mos jetë akti i madh i fundit në karrierën e Leos. E ardhmja e tij mbetet e padeshifrueshme, por pak më pak për operatorët e basteve…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë