Heroi i shtëpisë, Cameron Waters mori kontrollin në “Repco Supercars Championship 2025” pasi kompletoi një fundjavë dominuese në raundin e parë të sezonit të ri. Piloti në bordin e Trickford fitoi 3 garat e para duke u nisur 3 herë nga pole position në “Sydney Motorsport Park” pas një garimi pothuajse perfekt. Reshjet e shiut drejt fundit të garës i dhanë një mbyllje interesante raundit australian por Waters mbijetoi në “Castrol Monster Racing Ford Mustang”. Provokimet e hershme nga binomi i “Red Bull Ampol Racing”, Broc Feeney dhe Will Brown nuk rezultuan të suksesshme për ta ndalur Waters, pasi kampioni në fuqi kontrolloi edhe garën e rivalit tjetër Chaz Mostert.

Një fundjavë jubilare edhe për Mostert që startoi garën numër 350 në “Supercars”. Ndërsa “Trickford Racing” rregjistroi podiumin numër 300 në Australi. Pistë e lagur apo e thatë, ditën apo natën, asnjë ndryshim nuk përbënë për Cam Waters që triumfoi edhe në 200 km e “Repco Sprint Cup”. Me rregullat e reja të këtij sezoni bonusi i pikëve për xhiron e shpejtë do të jetë për çdo garë sprint. Waters që vendosi xhiron e shpejtë në të 3 garat mori maksimumin e 65 pikëve të premten dhe 125 pikë të shtunën e po kaq të dielën. 30 vjeçari u piloti i 2 në historinë e Supercars pas Shane van Gisbergen që fiton 315 pikë pas hyrjes në fuqi të bonusit nga viti 2021. Van Gisbergen e bëri diçka të tillë në “Bend Motorsport Park” në vitin 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



