Gazeta Si – Një Botëror i veçantë. Unik. Të paktën për momentin. Sepse luhet në dimër dhe rrjedhimisht në mes të ativiteteve të klubeve.
Zakonisht, nga ndeshja e fundit e sezonit deri tek e para e Botërorit kalojnë disa javë. Në 2018-ën, për shembull, finalja e Championsit u luajt më 26 maj, ndeshja e parë e Botërorit më 14 qershor. Nga një event te tjetri kaluan 19 ditë. Dhe jo vetëm, sepse në finale të Championsit shkojnë dy skuadra (Real dhe Liverpul). Lojtarët e impenjuar 19 ditë para Botërorit ishin 18.

Këtë vit është ndryshe. Deri të dielën kampionate të ndryshme ishin ende në aktivitet, çka do të thotë se është zvogëluar koha e pushimit (7 ditë, 12 më pak), dhe janë shtuar lojtarët e impenjuar në fillim të turneut. Dhe ky fakt mund të ndikojë te spektakli në fushë dhe rezultatet.
Në këtë sens, Gjermania është skuadra që shkon në Katar me lojtarët më të ‘shtrydhur’. 26 lojtarët e grumbulluar nga trajenri Flik për Botërorin kanë luajtur në total 25.276 minuta. Më shumë se të gjithë. E dyta është Anglia, me 25.077 minuta në total, dhe pastaj Franca (23.429), Brazili (20.532), Spanja (20.432), Portugalia (18.554), Argjentina (17.666).
Mes Gjermanisë dhe Argjentinës, dy prej skuadrave favorite për trofeun, ka një diferencë prej 7610 minutash të luajtura. Pa pushimin e rikuperimit, është një diferencë që ka ndikim të madh.
Disa lojtarë kohët e fundit janë menaxhaur me kujdes në këtë drejtim. Kimish (27 vjeç) ka 1975 minuta në total, ndërsa Myler (33 vjeç) ka luajtur vetëm 969 minuta. Nga fillimi i tetorit nuk ka luajtur në kampionat.
Edhe pse ka luajtur një orë në 45 ditët e fundit, Myler nuk ka qenë asnjëherë në diskutim për Botërorin. Me siguri ka qenë një strategji për këtë Botëror të veçantë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




