Futboll

Botërori i femrave, Spanja dhe Japonia dy skuadrat e para që shkojnë në çerekfinale

Gazeta Si – Japonia dhe Spanja janë dy skuadrat e para që kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Botërorit të femrave, që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re.

Japonezet kanë mundur në ndeshjen e fundit 2-0 Kostarikën dhe kanë siguruar matematikisht kalimin më tej. Iberiket arritën një fitore të lehtë dhe të thellë ndaj Zambias, 5-0, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.

Japonia feston nje gol ndaj Kosta Rikes. Gazeta Si, 26 korrik 2023

Më 31 korrik Spanja dhe Japonia do të përballen mes tyre për të disktutuar vendin e parë në grupin e tyre.

Në ecurinë e deritanishme të Botëorit mund të përmendet fitorja historike e Filipineve ndaj Zelandës së Re, me rezultatin 1-0. Me vetëm një gjuajtje gjithë ndeshjen, skuadra filipinase arriti të fitonte, duke regjistruar një sukses historik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë