Futboll

Botërori 2034/ Australia tërhiqet, Arabia Saudite mbetet kandidate e vetme

Gazeta Si - Australia ka vendosur të mos kandidojë për organizimin e Kupës së Botës 2034 dhe tani Arabia Saudite është kandidate e vetme për këtë event. Federata australiane e ka tërhequr propozimin brenda skadencës së 31 tetorit, pasi Konfederata aziatike ka dhënë mbështetjen për propozimin e Arabisë Saudite.

"Kemi parë mundësinë për të pritur Kupën e Botës dhe pasi kemi marrë në konsideratë të gjithë faktorët, kemi arritur në konkluzionin të mos e bëjmë për 2034-ën", - shkruhet në një njoftim të ‘Football Australia’.

FIFA ka ftuar vendet e Azisë dhe Oqeanisë të kandidojnë për organizimin me rotacion të Kupës së Botës, pasi ua dha këtë të drejtë Marokut, Spanjës dhe Portugalisë si vende pritëse për 2030-ën. Këtë vit Australia dhe Zelanda e Re kanë pritur Kupën e Botës në futboll për femra dhe kompeticioni u konsiderua një sukses.

Arabia Saudite mbetet tashmë në garë e vetme. Pas mbërritjes së Kristiano Ronaldos dhe kontratave milionere me kampionë të mëdhenj, vazhdojnë përpjekjet e saj për shndërrimin në një superfuqi të futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë