Kombetarja

Botërori 2026 / Rivalët e Shqipërisë (Gr. F) dhe Kosovës (Gr. D), në rast se kualifikohen

Nga Gazeta Si – Shqipëria dhe Kosova janë 2 ndër 6 skuadrat që do të kalojnë nëpërmjet fazës Playoff për të mbërritur në Kupën e Botës 2026.

Në shortin e hedhur në Washington, kuqezinjtë e Sylvinho-s mësuan se do të jenë pjesë e Grupit F. Në rast se kombëtarja shqiptare kualifikohet në “play off”, do të luajë me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Nëse kuqezinjtë arrijnë të kalojë fazën e grupeve, në ndeshjen e parë do të përballen me Tunizinë. Një fillim i fortë, mund të jetë çelësi për një përparim të mundshëm në turne.

Por për këtë, fillimisht ekipi i Silvinjos duhet të eliminojë Poloninë dhe më pas të triumfojnë në finalen me fituesen e çiftit Suedi-Ukrainë.

E njëjta gjë vlen edhe për dardanët e drejtuar nga Franco Foda. Kosova do të jetë në Grupin D dhe në rast kualifikimi do të luajë me SHBA-të, Australinë dhe Paraguajin.

Por në ndeshjet e pranverës që vjen, duhet t’i shpëtojë “ferrit” që kalon nëpërmjet Sllovakisë dhe fitueses së çiftit Turqi-Rumani. 

Ndeshjet gjysmëfinale të “playoff”-it, do të luhen në 26 mars dhe finalet në 31 mars. Nëse çdo gjë shkon me sukses për dy përfaqësueset shqiptare, atëherë ëndrra botërore nis në qershor me ndeshjet e grupeve F dhe D.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë