Futboll

Botërori 2026, FIFA zbulon 16 qytetet ku do luhen ndeshjet

Gazeta Si – Përpara është Katar 2022, por FIFA ka zyrtarizuar edhe 16 stadiumet e Botërorit që vjen më pas. Botërori 2026 zhvillohet në tre shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në listën zyrtare të FIFA-s janë përcaktuar Toronto dhe Vankuver në Kanada. Meksiko Siti, Guadalajara dhe Monterrei janë tre qytetet e Meksikës, kurse 11 të tjerët janë në SHBA.

Nje nga stadiumet qe do te prese Kupen e Botes 2026. Gazeta Si, 17 qershor 2022

Botërori 2026 do të zhvillojë ndeshje në këto qytete amerikane: Atlanta, Boston, Dallas, Hjuston, Kansas Siti, Los Anxheles, Majemi, Nju Jork, Fladelfia, San Fransisko dhe Siatëll.

Faza finale e Kupës së Botës 2026 është parashikuar të zhvillohet në periudhën 25 maj-5 korrik.

Për herë të parë do të kemi një Botëror më masiv, pasi do të kalohet nga 32 skuadra pjesëmarrëse në 48. Një zgjerim jo i vogël, që shton mundësitë edhe për skuadrat më të vogla të kualifikohen.

Botërori 2026 po ashtu është i pari që zhvillohet në tre shtete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë