Kombetarja

Botërori 2023/ Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në Elbasan

Shqipëria dhe Kosova në futboll për femra janë ndarë në barazim 1-1 në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë kjo në kuadrin e eliminatore të Botërorit “Australi–Zelandë e Re 2023”.

Për Kombëtaren kuqezi shënoi sulmuesja dhe kapitenja Megi Doçi me një penallti që e fitoi po vetë. Raste të tjera shënimi skuadra e trajnerit Grima krijoi edhe me Elezajn, Hamidin dhe Franjan, por pa rezultat.

Shqiperia para ndeshjes. Gazeta Si, 16 shtator 2021

Gjatë pjesës së dytë Kosova u përpoq më shumë, bëri disa ndërrime dhe në minutën e 72-të arriti të barazonte me anë të Limanit, pas një pasimi të bukur të Memetit. Në minutat e mbetura Shqipëria nuk ia doli të gjente golin e fitores dhe në fund u kënaq me një pikë në ndeshjen e parë të këtyre eliminatoreve.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Hilaj, Curraj, Maliqi, Elezaj, Krasniqi, Franja, Gjini, Doçi, Hamidi, Maksuti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë