Futboll

Botërori 2022 nis me Katar-Ekuador, kalendari i plotë i fazës në grupe

Gazeta Si – Ashtu siç është traditë, të zotët e shtëpisë do të jenë protagonistë të ndeshjes së parë të Botërorit. Katari do të përballët me Ekuadorin më 21 nëntor. Sfida Spanjë-Gjermani luhet më 27 nëntor, ndërsa finalja zhvillohet më 18 dhjetor.

Ndeshja hapëse mes Katarit vendës dhe Ekuadorit do të luhet në orën 11:00 (me orën shqiptare). Janë përcaktuar katër orare për zhvillim e ndeshjeve të fazës në grupe, 11, 14, 17 dhe 20. Ndeshjet e fazes në grupe mbyllen më 2 dhjetor dhe konkretisht me Serbi-Zvicër.

Grupet e Boterorit te Katarit. Gazeta Si, 1 prill 2022

Natyrisht, kampionatet do të ndalen në mes të nëntorit për t’ia lënë hapësirën këtij Botërori të dimrit.

Kalendari i fazës në grupe
21 nëntor:
Katar-Ekuador (A, ora 11)
Angli-Iran (B, ora 14)
Senegal-Holandë (A, ora 17)
SHBA-Uells/Skoci/Ukrainë (B, ora 20)

22 nëntor:
Danimarkë-Tunizi (D, ora 11)
Francë-Emiratet Arabe/Australi/Peru (D, ora 14)
Meksikë-Poloni (C, ora 17)
Argjentinë-Arabia Saudite (C, ora 20)

23 nëntor:
Marok-Kroaci (F, ora 11)
Belgjikë-Kanada (F, ora 14)
Gjermani-Japoni (E, ora 17)
Spanjë-Kosta Rika/Zelanda e Re (E, ora 20)

24 nëntor:
Uruguai-Koreja e Jugut (H, ora 11)
Portugali-Ganë (H, ora 14)
Zvicër-Kamerun (G, ora 17)
Brazil-Serbi (G, ora 20)

25 nëntor
Holandë-Ekuador (A, ora 11)
Katar-Senegal (A, ora 14)
Uells/Skoci/Ukrainë-Iran (B, ora 17)
Angli-SHBA (B, orA 20)

26 nëntor:
Poloni-Arabia Saudite (C, ora 11)
Argjentinë-Meksikë (C, ora 14)
Tunizi-Emiratet Arabe/Australi/Peru (D, ora 17)
Francë-Danimarkë (D, ora 20)

27 nëntor:
Japoni-Kosta Rika/Zelanda e Re (E, ora 11)
Spanjë-Gjermani (E, ora 14)
Kroaci-Kanada (F, ora 17)
Belgjikë-Marok (F, ora 20)

28 nëntor:
Kamerun-Serbi (G, ora 11)
Brazil-Zvicër (G, ora 14)
Korea e Jugut-Ganë (H, ora 17)
Portugali-Uruguai (H, ora 20)

29 nëntor:
Uells/Skoci/Ukrainë-Angli (B, ora 16)
Iran-SHBA (B, ora 16)
Hlandë-Katar (A, ora 20)
Ekuador-Senegal (A, ora 20)

30 nëntor:
Tunizi-Francë (D, ora 16)
Emiratet Arabe/Australi/Peru-Danimarkë (D, ora 16)
Poloni-Argjentinë (C, ora 20)
Arabia Saudite-Meksikë (C, ora 20)

1 dhjetor:
Kroaci-Belgjikë (F, ora 16)
Kanada-Marok (F, ora 16)
Japoni-Spanjë (E, ora 20)
Kosta Rika/Zelanda e Re-Gjermani (E, ora 20)

2 dhjetor:
Koreja e Jugut-Portugali (H, ora 16)
Ganë-Uruguai (H, ora 16)
Kamerun-Brazil (G, ora 20)
Serbi-Zvicër (G, ora 20)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë