Futboll

Botërori 2022/ Katari u hap dyert tifozëve gej, por pa bërë skena në publik

Mirë se të vinë, por të mos e akzagjerojnë! Pas deklaratës së futbollistit Australian, Xhosh Kavalo, i cili pak javë më parë bëri të ditur publikisht se është gej dhe se ka “frikë” të luajë në Botërorin e Katarit, në një vend arab ku homoseksualiteti është i ndaluar dhe i ndëshkueshëm deri në 3 vjet burg, presidenti i komitetit organizator të Botërorit, Naser Al Khater, për CNN tha:

“Xhosh Kavalo është i mirëpritur në Katar, ku askush nuk ndihet i kërcënuar. Katari është si çdo shoqëri tjetër e kësaj bote. Të gjithë janë të mirëpritur. Por shfaqja publike e ndjenjave të dashurisë nuk mund të aprovohet, kjo është mbi gjithçka”.

Foto ilustruese. Per here te pare nje boteror do te zhvillohet ne nje vend arab. Gazeta Si, 1 dhjetor 2021

Në intervistën e fokusuar te diskutimi mbi të drejtat civile, Al Khater ka shtuar: “Ideja se njerëzit nuk ndihen të sigurt këtu në Katar, nuk është e vërtetë. E përsëris, janë të gjithë të mirëpritur dhe të sigurt. Katari është një vend mikpritës dhe i dashur”.

Por me një saktësim: “Katari është një vend shumë konservator, kështu që ne u kërkojmë tifozëve ta respektojnë këtë gjë. Dhe jemi të bindur se do ta bëjnë. Ne respektojmë kulturat e tjera dhe presim që edhe kulturat e tjera të respektojmë tonën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë