Erdhi momenti i fillimit të Botërorit 2022 të Formulës 1. Motorrët janë ndezur, gati për start. Ferrari ka shkëlqyer në pistën e Sakhirit, ku Sharl Leklerk do të niset i pari, pasi siguroi ‘pole position’ të Çmimit të Madh të Bahreinit me 123 të mijëtat para kampionit Maks Vershtapen.
Ferrari dhe Red Bull-i sfidohen edhe në rreshtin e dytë, pasi i treti doli Karlos Sainz dhe i katërti Serxhio Perez. Ljuis Hemilton duhet të kënaqet me rreshtin e tretë: ai niset i pesti me 680 të mijëtat pas Leklerk.
STARTING GRID
— Formula 1 (@F1) March 19, 2022
A mouth-watering line-up for Sunday's race 🤤#BahrainGP #F1 pic.twitter.com/zwZv45lGz7
Në krah të pilotit anglez do të jetë ish-shoku i tij i skuadrës, Valteri Botas, i cili këtë sezon ka kaluar tek Alfa Romeo. Piloti tjetër i Mercedesit, Xhorzh Rasëll, do të niset nga vendi i nëntë, pas Kevin Magnusen dhe Fernando Alonso. Pierr Gasli kompleton 10-shen e parë të pilotëve në momentin e startit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




