Gazeta Si – Superioriteti i Maks Vershtapen në Botërorin, që në Silverston kapi kuotën e 10 garave, duket qartë nga numrat. Red Bull-i mund të konfirmohet kampion bote për konstruktorët vetëm me pikët e pilotit holandez.
SuperMaks udhëheq klasifikimin e pilotëve me 255 pikë, 52 më shumë se ato që lejojnë aktualisht Mercedesin të jetë në vend të dytë, por me kontributin e të dy pilotëve të tij, Ljuis Hemilton (121) dhe Xhorxh Rasëll (82). Pra, Vershtapen komandon faktikisht të dy klasifikimet e përgjithshme që prej nisjes së sezonit në Bahrejn.
Që atëherë nuk ka ndryshuar asgjë: kampioni në fuqi fiton lehtësisht, me ‘njërën dorë jashtë makinës’. Red Bull-i dominon te konstruktorët me një makinë të vetme, pa pasur aspak presion te piloti tjetër Serxhio Perez.

Edhe në Silverston meksikani dështoi në kualifikuese. Megjithatë, ‘Checo’ është i sigurt dhe pret garën e radhës për rilindjen. Në anën tjetër, me një shok skuadre kaq të fortë, asnjë nga rivalët e tij aktualë nuk mund ta përballojë, aq më shumë piloti i 3-të i Red Bull-it, Daniel Riçardo.
Në këtë pikë nuk është ende e qartë cila është cilësia e vërtetë e RB19, ose sa i madh është avantazhi teknik në raport me rivalët direkt. Me siguri superioriteti i Vershtapen është një … etapë suksesi global i Formula 1, që gjithmonë kalon cikle teknike pak a shumë të gjata nga një skuadër, me sfida të brendshme mes kampionësh.
Mund të përmenden Mansell dhe Pike, Sena dhe Prost, Hemilton dhe Rosberg. Pastaj në AND-në e kampionëve të mëdhenj është aftësia për të vendosur eskluzivisht duart në timonin e makinës më të mirë, duke anashkaluar rivalët më të rrezikshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



