Futboll

Botëror klubesh pa sens që rrezikon shëndetin e lojtarëve, por që nuk ndërhyn askush…

Asnjëherë si në këto kohë, futbolli nuk ka qënë kaq larg nga Bota e futbollit. Njësoj si të shkëpusësh shpirtin nga trupi, ashtu si të heqësh vlerat e tij nga Bota që e rrethon. Mirëpo kjo nuk ndodhi sot, ajo vazhdon që prej viteve ’80 kur italianët (shumë kohë përpara arabëve) pushtuan Evropën dhe Amerikën e Jugut duke marrë më të mirët në këmbim të miliardave të lirave. Para që në një mënyrë apo në një tjetër duhet të rifitohen. Për këtë arësye u krijuan turnetë verorë në Shtetet e Bashkuara dhe Azi, që detyruan që në atë kohë trainerët të kundërshtonin një sakrificë të tillë pak sportive dhe shumë fizike. Në vitet e fundit ka pasur një akslerim negative që sot e shohim në formën e Botërorit për klube. Për futbollin është një absurditet, një çmenduri, diçka e panatyrshme; për Botën e futbollit një burim i ri të ardhurash.

Akoma më shumë: a e kuptojmë që Bota po shkon në drejtim të parasë? E vërtetë,kështu është, por futbolli është diçka brenda nesh, ashtu si jeta, ashtu si jeta e miliona të apasionuarve. Ndaj Botërori i klubeve mund të shndërrohet në një instrument refleksioni që për disa mund të jetë një ushtrim nostalgjie, por disi më optimist për të ardhmen. Ky event u hap për të gjithë kontinentet por pak janë ndeshjet, sidomos në fazën e grupeve që kanë krijuar ndjesinë e futbollit të vërtetë. AI u krijua për dy motive, para dhe pushtet. Ndaj duhet të ndërhyjë Ministria e Shëndetësisë për të ndaluar të luhet në Shtetet e Bashkuara në temepratura përtej 35 gradëve, pas sezoneve të ngjeshur tashmë. Kjo duhet bërë jo vetëm për spektaklin (për të cilin tashmë nuk pyet njeri)por edhe për shëndetin e lojtarëve.

E thoshte, madje duke ulëritur Maradona në vitin ‘94 dhe Diego kundërshtoi Blatter dhe Havelange, atëherë në krye të FIFA-s. Për Botërorin e Katarit që u organizua në dimër, FIFA ndërhyri pa u shqetësua në kampionatet evropiane. Motivi? Paratë. Pushteti. Në vitin 2022, Kombëtaret pjesëmarrëse në Botëror ishin 32, vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të jenë 48. Po ku janë 48 Kombëtare në gjëndje të garantojnë një nivel të pëlqyeshëm spektakli sportiv? Pork y nuk është një problem për FIFA-n. Luhet për para dhe për të shtuar elektoratin: më shumë federata, më shumë vota. Në Evropë, një grup presidentësh që vijnë nga “business-i” menduan të krijonin një kompeticion që privohej nga meritat sportive. Do të merrnin pjesë vetëm klubet me histori. Për të evitur këtë projekt të quajtur Superliga, UEFA rriti numrin e ndeshjeve në Champions (dhe Europa League).

Dy ndeshje më shumë, dy të ardhura (e e shumë të tjera) më shumë për çdo skuadër. Në një situatë të tillë ku paratë shkojnë për skuadrat e pasura, ato më të varfërat, amatorët dhe skuadrat e fëmijëve humbasin mbështetjen. Nëse hapësira rezervohet për maxi-Champions, Botërorin e klubeve dhe Botërorin me 48 Kombëtare, cila do të jetë e ardhmja e kategorive të tjeraParë nga këndvështrimi i Botës së futbollit, kjo është Eldorado. Parë nga këndvështrimi i futbollit, kjo është situatë trishtuese. E thonë të gjithë, trainerët, lojtarët dhe trainerët e Kombëtareve. Të gjithë ngrenë zërin, por askush nuk bën asgjë. Motivi është i thjeshtë dhe paradoksal: lojtarët dhe trainerët, protagonistët e vërtetë të futbollit, janë viktimat dhe njëkohësisht përfituesit e kësaj Botë që i privon nga futbolli i vërtetë, nga ndjenjat sportive dhe vë në rrezik shëndetin e tyre.

Por në të njëjtën kohë, shton llogaritë bankare. E thonë me zë të lartë Guardiola, Klopp, Sarri por edhe kolegë të tjerë që marrin pjesë në Kupa që më lojtarët e tyre përpiqen të gjejnjë një lloj ekuilibri. Mund të thonë “mjaft” por nuk e bëjnë. Stërvitja bëhet fillimisht me “iban” pastaj me topin. Mirëpo thellë-thellë, fajtorët e parë të vërtetë jemi në, miliona e miliarda njerëz që e duam futbollin por harrojmë, sakrificat, çmenduritë dhe ekzagjerimet e Botës së tij. Dikur një trainer thosht: “Kur ndez televizorin dhe në ekran shoh fushën e gjelbërt, ndalem dhe shiko”. Sepse kjo është kontradikta e madhe dhe arësyeja e vërtetë që drejtuesit vazhdojnë rrugën e tyre drejt rraskapitjes së futbollit: sepse pa topin nuk mund të bëjmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë