Ngjarja kryesore e kësaj jave duket të ketë qenë zjarri në katedralen Notre-Dame në Paris, e cila solli solidaritetin e mbarë botës. Megjithatë historitë e thjeshta të njerëzve të zakonshëm kanë qënë po ashtu në qendër të vëmendjes mediatike, duke filluar nge refugjatët në Beograd, tek emigrantët që po ecin në këmbë drejt kufirit amerikan.

Zjarri në Notre-Dame.
Qytetarët shohin ngritjen në hapësirë të raketave “SpaceX”, në Cape Canaveral, Florida, më 11 prill.
Njerëzit marrin pjesë në një festival tradicional në Kinë më 14 prill. 
Vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump mban një vizitë në Bregun e Fildishtë. 
Zjarrfikësit luftojnë për të shuar zjarrin në katedralen Notre-Dame në Paris.
Një balerinë pozon gjatë një mëngjesi pranveror me diell në kopshtet Parc de Sceaux afër Parisit.
Gratë e xhihadistëve të ISIS-it qëndrojnë në një kamp në, Siri. Mijëra gra, mes tyre edhe shqiptare me dëshirë iu bashkuan Shtetit Islamik, së bashku me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.
Aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg qan në fund të fjalimit të saj në komitetin e mjedisit të Parlamentit Europian në Strasburg 
Një çift nga Hondurasi udhëtojnë kë këmbë për në Shtetet e Bashkuara.
Qindra gra marrin pjesë në festivalin e kapelave në Londër.
Një refugjat nga Siria jeton prej muajsh në një kamp në Veri të Beogradit, së bashku me 2,000 emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Një 11-vjeçar britanik lahet në pishinën e tij, ndërkohë që në sfond shihet perëndimi i diellit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)















