Nga kriza e Brexit në Britani, tek fundi i hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Kjo javë duket se është “pushuar” nga ngjarjet politike, por si gjithnjë nuk kanë munguar as festimet tradicionale dhe takimet e rëndësishme diplomatike. Gazeta Si ju fton të bëni një shëtitje rreth botës nëpërmjet fotografive më të bukura të javës që po lëmë pas.

Qindra banorët vrapojnë të marrin ndihmat humanitare, pasi një helikopter ulet në fshatin Nhamatanda, pranë Mozambikut, ku një stuhi vrau 1000 persona. 
Izraeli sulmon me raketa qytetin e Gazës. 
Forcat Demokratike të Sirisë njoftojne shfarosjen e Shtetit Islamik në Sirinë lindore. 
Aeroporti i Karakasit ndodhet prej ditësh në errësirë të plotë, ndërkohë që Venezuela po përballet me ndërprerje masive energjie . 
Presidenti Donald Trump ecën pas largimit të tij nga Florida, pasi raporti i prokurorit Robert Muller për bashkëpunimin me Rusinë e liroi nga të gjitha akuzat. 
Mijëra besimtare festojnë ditën e grave në tempullin Dauji, në Indi. 
Një fëmijë shihet mes përmbytjeve pas stuhisë që goditi Mozambikun, duke lënë 100 të vdekur.
Kryeministrja britanik Theresa May largohet e zhgënjyer nga Parlamenti, pasi ky i fundit morri kontrollin e procesit të Brexit. 
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Junckermirëpresin presidentin kinez Xi Jinping në Pallatin Elysee në Paris. 
Të pasionuarit pas fotografisë dhe rrjeteve sociale mblidhen në nja luginat më përrallore të Kalifornisë, e cila është bërë vitet e fundit mjaft e njohur falë fotove të postuar në rrjetin social Instagram. 
Princi Charles dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në Havanë me një makinë klasike britanike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)














