Sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan do të zhvillohet ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 22 prill, në moshën 88-vjeçare.
Mijëra pelegrinë, besimtarë dhe figura të njohura nga mbarë bota janë mbledhur për të përshëndetur për herë të fundit një nga papët më të dashur të shekullit.
Ceremonia nis në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale dhe drejtohet nga Kardinali Giovanni Battista Re, dekani i Kolegjit të Kardinalëve.
Pritet që rreth 200,000 persona të marrin pjesë në sheshin historik të Vatikanit për të nderuar jetën dhe veprën e Papës, i cili shërbeu për më shumë se një dekadë si udhëheqës i Kishës Katolike.
Në ceremoninë që do zgjasë më shumë se 1 orë janë të pranishëm mbi 130 delegacione ndërkombëtare, përfshirë rreth 50 kryetarë shtetesh dhe 12 monarkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.