Lojëra me Dore

Bota e tenisit revoltohet për mungesën e Gjokoviç, Nadal: Një turp!

Gazeta Si – Nuk ka diskutim, mungesa e Novak Gjokoviç në Us Open është një çështje, për të cilën do flitet gjatë gjithë turneut. Nuk do të mjaftojnë ndeshjet e para për ta mbyllur atë.

Serbi nuk mund të marrë pjesë në turneun e fundit slam të vitit, sepse nuk është vaksinuar. Rregullat në fuqi në SHBA i ndalojnë të pavaksinuarit të hyjnë në këtë vend. Dyer të mbyllura për ish-numrin 1 në botë dhe menjëherë polemika dhe revoltë.

Jo vetëm nga të pavaksinuarit. Edhe nga politika amerikane (Republikanët bënë edhe një peticion për të lejuar Nolen të merrte pjesë), por mbi të gjitha nga bota e tenisit, ku shumë kolegë janë pozicionuar hapur në krah të Gjokoviç.

Gjokoviç dhe Nadal. Gazeta Si, 28 gusht 2022

Rafael Nadal, zakonisht shumë i kujdesshëm me fjalët, këtë herë ka thënë diçka më shumë se herët e tjera. “Mungesa e Gjokoviç është një lajm shumë i trishtë. Është gjithmonë turp, kur lojtarët më të mirë në botë nuk mund të marrin pjesë në turne për një çështje si kjo.

Të mos kesh një nga më të mirët e të gjitha kohërave në tabelën e një slam-i është një humbje e madhe. Është e komplikuar si për turneun, ashtu edhe për fansat. Sipas meje, është e komplikuar edhe lojtarët, të cilët duan gjithmonë përballje me më të mirët”, – ka thënë tenisti spanjoll.

Tenis Sandgren, edhe ai i pavaksinuar, ka folur ashpër: “Usta nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur Novak, është e turpshme. Nuk ka masa shtrënguese në asnjë vend, gjithçka është e hapur, nuk ka më as maska, as në avionë. Dhe nuk mund të hysh pa vaksinë…”.

Usta ka reaguar me një komunikatë, duke sqaruar se ka bërë përpjekje me autoritetet përkatëse, por ato kanë hedhur poshtë kërkesat e saj si palë e tretë.

Xhon Milman dhe Xhon Isner kanë thënë qartë se është një çmenduri që Novak Gjokoviç nuk mund të marrë pjesë në Us Open. Edhe Mardi Fish, me një postim në Tuiter, ka shprehur solidaritetin e tij me tenistin serb. “Sorry champ”, – shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë