Gazeta Si – Mes duartrokitjeve të publikut të tij, Juan Martin Del Potro i përlotur ka lënë turneun e Buenos Airesit dhe përfundimisht edhe botën e sportit, që i është drejtuar ‘gjigantit të kristaltë’ me një përshëndetje të veçantë, me mesazhe pa fund në rrjetet sociale.
I ngrohtë, si ai i një nëne, përqafimi klubit të Boka Zhunior në Tuiter: “Për të përfaqësuar këto ngjyra në mënyrën më të mirë. Për zemrën, triumfet dhe mësimet e nxjerra nga humbjet. Për të luajturit e çdo ndeshjeje me besnikëri ndaj historisë sonë. Përgëzime! Të presim në shtëpi”, – shkruan klubi i madh argjentinas.
Por representar estos colores de la mejor manera. Por el corazón y la garra. Por la perseverancia. Por los triunfos y las enseñanzas en las derrotas.
— Boca Juniors (@BocaJrsOficial) February 9, 2022
Por jugar cada partido fiel a nuestra historia, a lo Boca.
¡Felicitaciones, @delpotrojuan! Te esperamos en casa.
🎾 💙💛💙 pic.twitter.com/cEAaEfmBuY
Në ndeshjen e fundit të kampionit të Us Open 2009 ishte e pranishme dhe një tjetër legjendë e shtëpisë, Gabriela Sabatini, tek e cila u fokusua disa herë telekamera. Nga reagimet e saj kuptohej lehtë se çfarë ndjente në ato momente.
Argentine tennis royalty watching Argentine tennis royalty 😎 @sabatinigabyok #ArgentinaOpen pic.twitter.com/dYI4BZBJka
— Tennis TV (@TennisTV) February 9, 2022
Vlerësim i madh për del Potron edhe nga kolegu dhe shoku i vjetër Andi Mërrei, me të cilin argjentinasi ka ndarë gëzimet dhe hidhërimet në një epokë tenistike të dominuar nga tre fenomene, Federer, Nadal dhe Gjokoviç. Del Potro ia ka dalë gjithsesi të gjejë një vend të rëndësishëm në turnetë e mëdhenj dhe në zemrat e tifozëve. “Po vuan prej shumë kohësh, – deklaroi Mërrei. – Ka pasur shumë dëmtime në karrierë, e di çfarë do të thotë kjo gjë. Të paktë janë ata që kanë pasur goditje të fuqishme si ai”.
Edhe Novak Gjokoviç, numri 1 në botë, është bashkuar me kolegët. Serbi ka bërë një postim në Instagram me një foto të një ndeshjeje të sezonit të kaluar, ku shkruan: “Faleminderit për të gjitha emocionet, Juan. Je i madh”.
In Rotterdam pic.twitter.com/PmFm3m7nNX
— José Morgado (@josemorgado) February 9, 2022
Po ashtu, publiku i ATP 500 në Roterdam ka treguar vlerësimin e vet për kampionin argjentinas, duke shpalosur disa pankarta për të. Në njërën prej tyre shkruhej: “Delpo, do të jesh gjithmonë në zemrat tona”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



