Lojëra me Dore

Boston rrëzon Majemi Hit, Detroit mposhtet në shtëpi

Mbrëmja e së mërkurës ka qenë e mbushur plot më surpriza në kampionatin amerikan të basketbollit. Janë disa rezultatet surprizë që ka dhuruar mbrëmë NBA, mes të cilave vlen të përmenden disfatat e Majemi Hit dhe Detroit në shtëpinë e tyre. Të dyja ekipet janë në garë për të siguruar një vend në play off, por në këto ndeshje kanë gabuar rëndë, duke tronditur pozitat e tyre në zonën play off. Fitore me peshë kanë marrë Orlando Mexhik dhe Sharlot Hornets.

Për Majemi Hit sfida e u humbur në “American Airlines Arena” ndaj Boston Sëlltiks mund të rezultojë vendimtare për fatet e kampionatit. Përballë një ekipi që e kishte siguruar pjesëmarrjen ne play off, Majmei duhet të fitonte me ccdo kusht, por Uejd me shokë nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Tashmë Majmemi ka zbritur në vendin e 9 duke u parakaluar nga Orlando Mexhik dhe Bruklin Nets. Hit tashmë rrezikon shumë që të mbetet jashtë Play 0ff.

Por të njëjtin gabim ka bërë edhe Detroit Pistons. Edhe ekipi nga Detoriti që sërish luante me një skuadër pa objektiva si Indiana Pejsërs ka humbur në shtëpi. Pistons u mposhtën 89-109 në “Little Caesars Arena”, por vijojnë të mbeten në zonën Play Off edhe pse rrezikojnë shumë.

Më poshtë tabela:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë