Lojëra me Dore

Boston befason Miluokin, Toronto e Uorriërs kalojnë pa probleme

Ka ardhur edhe surpriza e parë e fazës së play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Boston Sëlltiks ka mposhtur në shtëpinë e tij Miluoki Baks 90-112. Në konferencën e Lindjen Toronto nuk pati shumë probleme në fitoren e parë përballë Filadelfias. Sakaq në Perëndim, kampionët në fuqi të Golden Stejt mposhtën Hjuston në një përballje epike. Mbetet për t’u zhvilluar edhe përballja tjetër, Portland – Denver.

Sfida e luajtur në “Fiserv Forum” u dominua në pjesën më të madhe nga ekipi mik, që tregoi një nivel më të lartë dhe iu imponua vendasve. Miluoki u duk sikur nuk e kishte marrë me seriozitetin e duhur këtë përballje dhe Boston me “yllin” e saj Antontokempo zhvilluan një ndeshje në kufijtë e perfeksionit. Basketbollisti grek ishte më i miri në parket me 22 pikë 2 asisit dhe 8 ribaund, duke mposhtur Irving, që gjithashtu zhvilloi një ndeshje të mirë, por pa ndihmuar dot ekipin e tij.

Në ndeshjen tjetër të Lindjes, për Toronton, Leonard dhe Redik morën prej dore ekipin e tyre drejt një triumfi të thellë 108-95. Filadelfia, ashtu siç pritej nuk mundi dot t’i bëj ballë furisë së ekipit kanadez dhe nuk besohet që të bëjë rezistencë të fortë për ta penguar Toronton drejt finales së konferencës.

Në konferencën e Perëndimit, në ndeshjen që u cilësua si një finale e parakohshme, Golden Stej e nisi mbarë kundër Hujston. Kampionët në fuqi të NBA fituan ngushtë 104-100 përballë një Hjuston Rokets që provoi deri në fund për ta fituar këtë duel, por pa sukses.

Rezultatet e ndeshjeve të para gjysmëfinale të NBA:
Miluoki – Boston, 90-112 (0-1)
Toronto – Filadelfia, 108-95 (1-0)
Golden Stejt – Hjuston, 104-100 (1-0)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë