Analize

Bosnja, “Ukraina” e Putinit në Ballkan

Zhurma e tankeve ruse që afroheshin në kufirin e Jugosllavisë në verën e vitit 1948, ishte një këmbanë alarmi për mbarë botën perëndimore, edhe pse ish-presidenti jugosllav, Josip Broz Tito, hodhi poshtë orvatjen e Josif Stalinit për ta bërë Jugosllavinë një shtet sovjetik. Megjithatë, edhe pse as Tito dhe as Jugosllavia nuk ekzistojnë më, ideologjia nacionaliste e serbëve dhe kroatëve është më ekzistente se kurrë, duke bërë që Bosnja të vazhdojë të jetë një komb i përçarë, pavarësisht Marrëveshjes së Dejtonit . Marrëveshja, e cila i dha fund luftës së përgjakshme të viteve 1990 në Bosnjë, gjithashtu e ndau vendin në dy entitete: Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, e përbërë nga kroatët dhe boshnjakët dhe Republika Srpska (RS) ku jetojnë kryesisht serbë.

Por atë që Stalini nuk ia doli ta realizonte në vitin 1948, Vladimir Putin po e realizon tanimë në Bosnje nëpërmjet një sërë agjentësh rusë dhe një bande motoçiklistësh, të futur në “listën e zezë” të Amerikanës. Në mars të këtij viti, motoçiklistët e njohur si “ujqërit e natës” zhvilluan një tur patriotik nëpër Bosnjë dhe Serbi, dy rajone të cilave i referohen si "Ballkani rus". Ata kanë mbështetur edhe luftëtarët pro-rusë në Ukrainë, ndërkohë që udhëheqësi i tyre Alexander Zaldostanov konsiderohet miku më i afërt i Putinit. Dërgimi i “ujqërve të natës” për të vizituar Bosnjën është mënyra e Putinit për t'i treguar Perëndimit se mund të bëjë atë që dëshiron, edhe nëse kjo përfshin krijimin e një tjetër Ukraine, në Ballkan. Bosnja nga ana tjetër, nuk është në axhendën e shumicës së vendeve anëtare të BE-së, të cilat kanë treguar një mungesë të madhe interesi për të ndaluar luftën në vitet 1990.

"Ujqërit e  natës"

Qëllimi i vetëm i Rusisë është të pengojë hyrjen e Bosnjes në BE dhe NATO, ndërkohë që institucionet e dobëta të vendit dhe qeveria e korruptuar duket se po ia bëjnë këtë “detyrë” edhe më të lehtë. Serbët e Bosnjes nuk kanë ndërmend të votojë me pjesën tjetër të Bosnjës për t'u anëtarësuar në NATO. Arsyeja është bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999 gjatë Luftës së Kosovës duke e detyruar Presidentin Jugosllav Slobodan Millosheviç të tërhiqte trupat e tij nga krahina shqiptare. Vendimi i NATO-s u kundërshtua fuqishëm nga Rusia e asaj kohë, ku qindra qytetarë u mblodhën në një protestë masive përpara Ambasadës Amerikane në Moskë, duke goditur muret me vezë, bojë dhe objekte të tjera. Në atë kohë Putin, ishte një ish-agjent i thjeshtë, që po i kushtonte një vëmendje të jashtëzakonshme përplases së Rusisë dhe Perëndimit në Ballkan.

Shumë vonë, Putin do të sulmonte me dashje Ukrainën jo vetëm për të destabilizuar vendin, por edhe për të parandaluar anëtarësimin e saj në NATO dhe afrimitetin e mëtëjeshëm me BE-në. Pasi aneksoi Krimenë, shefi i Kremlinit po synon të bëjë të njëjjtën gjë në Bosnje, duke u munduar të bllokojë hyrjen e saj në BE dhe NATO.

Por kjo nuk është hera e parë që Rusia ndërhyn në Ballkanin Perëndimor, pasi ajo thuhet se u përfshi edhe në komplotin e grushtit të shtetit në Malin e Zi për të parandaluar hyrjen e tij në NATO. Mali i Zi u bashkua me NATO-n por dhe Putini vazhdoi të luante një rol të fuqishëm në Bosnje përmes Presidentit të RS-së, Milorad Dodik, i cili është i lumtur të bëjë çdo gjë që e urdhëron Putin, për aq kohë sa kjo e ndihmon të fitojë zgjedhjet e tetorit, dhe të shpallë një referendum për t'u ndarë nga Bosnja.

SHBA ka shprehur një sërë shqetësimesh nëpërmjet ambasadorit të saj në Bosnje, duke dënuar trajnimin paraushtarak të serbëve të Bosnjes nga bandat ruse dhe i ka bërë thirrje Bosnjës për t'i marrë seriozisht këto çështje.Në një intervistë, Ambasadori Amerikan në Bosnje, Maureen Cormack, deklaroi se nuk do ë takohet me Dodik derisa ky i fundit të mbështesë sundimin e ligjit, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjes, dukë bërë gjithashtu të qartë se pozita e qeverisë amerikane nuk do të ndryshojë.

 Vladimir Putin dhe Milorad Dodik 

Uashingtoni ka mbështetuar Bosnjën nëpërmjet 2 miliardë dollarë investimesh, që ka bërë në 23 vitet e fundit, por edhe nëpërmjet punës intensive të ambasadës amerikane me qeverinë boshnjake. Por pas largimit të një task-force të ushtrisë amerikane në vitin 2004, siguria e Bosnjës u la në duart e Bashkimit Europian, shumica e vendeve anëtare të së cilit, penguan armatosjen e qeverisë boshnjake për të mbrojtur popullin e saj gjatë luftës së viteve 1990. Por BE-ja dështoi, duke i lejuar serbët e Bosnjës të ngrenë një ndërtesë ushtarake, ku grupet paraushtarake të Rusisë po trajtojnë policinë lokale dhe zyrtarët e sigurisë, duke i furnizuar me armë.

Eskpertët ngrenë në alarmin se zgjedhjet e ardshme do jenë një factor kyç për të ardhmen e Bosnjës dhe se Perëndimi duhet të ndërhyjë përpara se Dodik dhe Putin ta shndërrojë Bosnjen në “Ukrainën e Ballkanit”./Global Geopolitics/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë