Ne rrjet

Bosnja e vetme përballë refugjatëve

Ndërkohë që shtetet europiane po përpiqen të frenojnë fluksin e emigrantëve në kontinent, një qytezë e vogël në Bosnjë, po kujdeset e vetme për mijëra emigrantë janë mbërthyer prej muash në vendin e varfër ballkanik.

Shumica dërrmuese e refugjatëve synojnë të kërkojnë azil brenda BE-së, por plani i Brukseli për të mbyllur kufijtë e kontinentit, mund të rezultonte fatal për Bosnjën, e cila do të shndërrohej në strehën kufitare të kontinentit. Në fillim të qershorit, Komisioni Europian ra dakord t'i japë Bosnjës 1.5 milion euro për ta ndihmuar në përballimin e valëve të emigrantëve që kërkojnë të hyjnë në BE.

Si një pjesë kryesore e rrugës së emigrantëve drejt Europës Perëndimore, Bosnja vendosi të ngrejë një kamp refugjatësh në Velika Kladuša, pranë kufirit me Kroacinë, anëtaren më të afërt të BE-së. Por, ministri i Sigurimi, Dragan Mektić, ka dalë kundër planeve të Komisionit Europian për ndërtimin e kampeve jashtë unionit europian, duke u zotuar se asnjë prej tyre do të ngrihet në Bosnjë. "Ne nuk mund ta kthejmë Bosnjën në strehën e refugjatëve.", shtoi Mektić në një fjalim në Bihac, qytetin perëndimor prej rreth 65,000 banorësh, i cili aktualisht strehon shumicën e të sapoardhurve. Edhe Kryeministri Denis Zvizdiç paralajmëroi gjithashtu se ishte kundër përpjekjeve të Bashkimi Europian dhe Kroacisë për ta kthyer Bosnjën në pikën e ndalimit të refugjatëve.

Megjithatë, pavarësisht trazirave politike dhe kushteve shumë të këqija në kampin e improvizuar në Velika Kladuša, Malik, një 19 vjeçar irakian, i cili u largua nga Bagdadi tetë muaj më parë me familjen e tij, nuk ka dëshirë të transferohet në asnjë kamp tjetër që ndodhet më larg kufirit të Bashkimit Europian.

"Njerëzit nuk duan të qëndrojnë këtu, ata do ta ndalojnë udhëtimin vetëm kur të hynë në BE", këmbëngul ai, i ulur në kampin që dikur ishte një treg bagëtishh. Por numri i tendave të vendosura po rritet dita-ditës, për të strehuar njerëzit që kapen në gjendje të rënduar shëndetësore në kufi, i cili ndodhet vetëm tre kilometra larg. Malik dhe familja e tij kanë provuar dy herë për ta kalojnë dhe të hynë në Kroaci, por më kot. Për t’u ardhur në ndihmë, autoritetet komunale kanë instaluar ujë të rrjedhshëm, drita nate dhe disa kabina telefonash.

“Tani për tani emigrantët po bëjnë aq sa të munden, thotë Zehida Bihorac, drejtoreshë e shkollës fillore aty pranë, e cila, së bashku me disa vullnetarë, po siguron aktivitete të përkohshme për fëmijët dhe ndihmon në shpërndarjen e ushqimit.

"Është një situatë vërtet e dëshpëruar. Askush nuk meriton të jetojë në kushte të tilla - thotë Bihorac- Numri i familjeve është shtuar, kemi 60 fëmijë, disa prej të cilëve kanë nevojë për qumësht dhe ushqim të përshtatshëm. “Këta njerëz po ushqehen nga banorët, por as ata nuk mund t’i ndihmojnë edhe për shumë kohë” shtoi ajo, duke shprehur keqardhjen për mungesën e përgjithshme të ndërhyrjes së shtetit.

Sipas Ministrisë së Sigurisë, 3 mijë prej 7 mijë emigrantëve që janë regjistruar në Bosnje që nga fillimi i vitit, streohen në këtë kamp. Emigrantëve u shërbehen rreth 900 dreka, çdo ditë në një ndërtesë të vjetëruar, por me rritjen e numrit të   emigrantëve çdo ditë, kapacitet e qytezës së vogël po mbarojnë dalëngadalë. I gjendur në vështirësi, Kryetari i bashkisë, Suhret Fazliç, akuzon qeverinë për braktisjen e Bihacit.

"Ne nuk duam të jemi ksenofobike, ne duam t'i ndihmojmë këta njerëz. Por ne nuk mund të përballojmë këtë situatë, "thotë ai./Euroactiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë