Para

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit në 41.5% të PBB-së

Nga Gazeta ‘SI’- Borxhi i jashtëm i Shqipërisë u zgjerua me 1.4% në fund të 2024-s dhe raportohet në 10.142 mln euro.

Rritja në vlerë e borxhit të jashtëm përkthehet dhe në rritje në raport me PBB-në. Në fund të dhjetorit 2024, borxhi i jashtëm ishte në nivelin 41.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 40.9% që ishte në fund të tremujorit të tretë.

71% e borxhit është në euro dhe 10% në dollarë amerikanë. Gati 88% e borxhit total është borxh afatgjatë, ndërsa 12% është borxh afatshkurtër. Konkretisht borxhi i jashtëm afatgjatë llogaritet në 8.9 miliardë lekë dhe ai afatshkurtër në gati 1.1 miliardë lekë, me rënie në krahasim me tremujorin e tretë.

Për sa i përket borxhit të jashtëm afatgjatë sipas instrumenteve, huatë vijojnë të kryesojnë në masën 48% të totalit. Nga ana tjetër, instrumentet financiare në formën e monedha dhe depozita, si dhe kreditë tregtare dhe paradhëniet zënë përkatësisht 30% dhe 49% të tepricës së borxhit afatshkurtër.

Sipas Bankës së Shqipërisë, pothuajse gjysma e borxhit është e qeverisë, ndjekur nga korporatat, bankat etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë