Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto ka rënë në tremujorin e tretë të vitit.
Në këtë periudhë të vitit, sipas statistikave të BSH-së, borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ishte 8.83 mld euro, nga 8.93 mld euro që ishte në tremujorin e dytë.
Rënia është në 100 milionë euro, ose 1.12%. Pavarësisht rënies së lehtë të stokut të borxhit gjatë tremujorit të tretë të vitit, shifra është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë, pas asaj të tremujorit paraardhës.
Në të njëjtën kohë, shifrat tregojnë se borxhi i qeverisë qendrore zë gati gjysmën e borxhit të jashtëm bruto, normë kjo në rënie mjaft të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Në vend të dytë ndjek investimi direkt dhe në vend të tretë korporatat depozituese.
Për sa I përket fatit të maturimit të borxhit, pjesën më të madhe e zë borxhi afatgjatë, me 93% të totalit, ndërkohë që vetëm rreth 7% janë borxhe afatshkurtër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



