Kosova

Borrell pas takimit me Kurtin: Situata në veri e rrezikshme. Të qetësohet urgjent përmes dialogut

Borrell u takua me kryeministrin Albin Kurti të mërkurën në Bratislavë, së bashku me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit Borrell ka thënë se duhet zgjidhje përmes dialogut që të rikthehen te zbatimi i marrëveshjes së arritur në Ohër.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ndërsa Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se është urgjentisht e nevojshme që të gjendet një zgjidhje politike pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në ‘Globsec’. Përgjatë takimeve dhe bisedave kemi folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për tensionet dhe eskalimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike. Dhuna është e papranueshme”, ka shkruar Lajçak.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë