Kosova

Borrell flet sërish për situatën në veri: Autorët të vihen para drejtësisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka komentuar sërish situatën në veri të Kosovës.

Borrell tha të enjten(1 qershor) nga Moldavia se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Ai bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi.

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.

Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë