Kosova

Borrell: Draft-statuti për Asociacionin, pikënisje e negociatave

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se nuk ishte e lehtë të arrihej një marrëveshje për të zhdukurit e luftës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë një deklarate për mediat, Borrell u shpreh se shpreson se të dy liderët do ta reskeptojnë këtë marrëveshje. Sipas Borrellit, detajet e kësaj marrëveshjeje do të diskutohen me të dyja palët.

“Është koha për të mbyllur një kapitull të vështirë. Shpresojmë që liderët të respektojnë këtë marrëveshje. Do t’i diskutojmë detajet dhe do t’i ftojmë palët në proces se si ta implementojmë këtë marrëveshje. Është një kapitull i rëndësishëm që vjen drejt fundit pas bisedimeve të gjata”, theksoi ai.

Borrell shtoi se është paraqitur drafti i parë për Asociacionin, por, sipas tij, nuk është i fundit pasi do të zhvillohen takime të mëtejshme.

“E dyta që është e rëndësishme, palët morën një hap të rëndësishëm e simbolik drejt themelimit të Asociacionit të dakorduar 10 vjet më parë.

Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës më në fund prenzatuan për palët draftin e parë, nuk është i fundit. Është pikë filluese. Është në vijë me nenin 7 të marrëveshjes së re. Prezantimi i draftit e bën pjesë të rëndësishme takimin. E përshëndes faktin që drafti është ofruar.

Kurti ndau mendimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë, e siç pritet pikëpamjet e palëve janë dukshëm larg në natyrën se si duhet të jetë Asociacioni. Nuk prisja diçka tjetër, e dija që palët kanë mendim të ndryshëm për natyrën e Asociacionit. Por, edhe nëse nuk janë pajtuar, janë pajtuar të fillojnë negociatat për Asociacionin në të ardhmen e afërt.

U bëj thirrje të dyja palëve të angazhohen në këtë proces në mënyrë konstruktive e frymë të mirë, të jenë të gatshëm për kompromis. Procesi të drejtohet nga marrëveshjet e kaluara në dialog, e të inspirohet nga praktikat e mira e modele të mira në Evropë, kemi shumë raste të asociacioneve, natyra të shumta. Në çdo shtet gjen model e do të shqyrtohen gjatë negociatave. Do të lehtësojmë procesin për të arritur marrëveshje finale, duke folluar nga drafti i prezantuar sot”, ka thënë Borrell.

Gjithashtu ai shprehu pakënaqësitë për zgjedhjet e mbajtura në veri të Kosovës, e ku tha se numri i pjesëmarrësve në to ishte shumë i vogël.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë