Treg

Bordi ul çmimin e naftës për herë të dytë në 24 orë, shkon në 235 lekë për litër

Nga Gazeta “SI” – Bordi i Transparencës vendosi çmimin e ri të naftës, 8 lekë më pak se ai i vendosur 24 orë më parë.

Pas orës 18:00 të së enjtes së 7 korrikut, nafta me pakicë do të shitet 235 lekë/litër dhe ajo me shumicë, 233 lekë/litër.

Sipas vendimit të Bordit, Benzina me pakicë do të shitet me 227 lekë/litër, 2 lekë më pak se një ditë më parë dhe me shumicë, 215 lekë/litër.

Gazi do të vijojë të tregtohet me të njëjtat çmime, 81 lekë/litri me pakicë 69 lekë/litri me shumicë.

vendimin e djeshëm (6 korrik), Bordi e uli çmimin e naftës me 9 lekë, nga ai i vendimit paraardhës (1 korrik), nga 252 lekë, në 243.

Ndërkohë, në bursën ndërkombëtare, pas rënies në dy ditët e fundit, nën vlerën e 100 dollarëve, mëngjesin e të enjtes, nafta është rritur lehtë duke kaluar 100 dollarë për fuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë